21:59 / E Martë, 24 Maj 2022 / OSH

Sulmohet me armë zjarri drejtori i “AgroKosova Holding” në Suharekë

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Suharekë.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se sonte është sulmuar me armë zjarri pranë shtëpisë, drejtori i kompanisë “AgroKosova Holding” e cila është nën administrimin e AKP-së, Bekim Krasniqi.

Ndryshe ditë më parë, drejtori i kompanisë Bekim Krasniqi ka denoncuar në Polici shtatë persona pasi e kishin kërcënuar që do të “kërset plumbi”, pasi të njëjtit kishin livruar një pronë e cila i përket kompanisë “AgroKosova Holding”.

Sipas Policisë së Kosovës nuk ka persona të lënduar, kurse njësiti po merret me hetimet.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: