75 Mall Live Search
10:11 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / MSH

Sulmohet me granata dore stacioni policor, në Zveçan

Një incident është raportuar mbrëmë rreth orës 23:55, në Zveçan.

Dy granata dore raportohen të jenë hedhur në oborrin e stacionit policor, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi i tyre ka shkaktuar dëme materiale.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar nga ky incident.

Rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga organet relevante./IndeksOnline/