75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sulmohet me gurë autobusi i KB Bashkimit në Pejë

Peja mposhti Bashkimin në derbin e kësaj jave në Superligën e basketbollit në Kosovë.

Mirëpo, pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për t’u rikthyer në shtëpi, autobusi i KB Bashkimit është sulmuar me gurë në dalje të Pejës, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi prizrenas në faqen e tyre në Facebook.

“Autobusi që bartë lojtarët tanë është sulmuar me gurë nga disa persona pas ndeshjes në dalje të qytetit të Pejës.

Gurët e hudhura kanë dëmtuar pjesën e përparme dhe anësore të autobusit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur pasoja tek lojtarët dhe ekipi.

Sulmi ka ndodhur derisa autobusi i ekipit ka qenë i përcjellur nga policia, e cila menjëherë ka bërë raportimin e rastit.

Kjo është hera e dytë që sulmohet autobusi i ekipit tonë, pasi që më parë kishte ndodhur një incident të tillë edhe në Mitrovicë.

Ftojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen.

Aktet e tilla nuk i përkasin basketbollit dhe duhet të dënohen menjëherë!” – thuhej në postimin e tyre./Indeksonline/