75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Sulmohet me gurë autobusi kosovar në Serbi, flasin nga kompania

Një autobusë kosovar që po udhëtonte drejt Beogradit, është sulmuar mbrëmë në Serbi.

Sipas burimeve të Indeksonline, bëhet fjalë për kompaninë turistike ‘Fjolla Impex’, që është sulmuar në Kurshumli të Serbisë.

Këtë për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe kompania në fjalë, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

“Mbrëmë duke udhëtuar në drejtim të Beogradit, është gjuajtur me gur. Dy autobusat janë gjuajtur me gurë edhe linja tjetër nga Beogradi që ka qenë duke ardhur për Kosovë. Të lënduar nuk ka, vetëm xhami i autobusit është i thyer, ndërsa në autobusin tjetër është gjuajtur në pjesën e metalit”, ka thënë kompania ‘Fjolla Impex’.

Ndërkohë, Indeksonline ka siguruar pamje të momentit kur është sulmuar autobusi./Indeksonline/