Sulmohet me mjete të forta një person në Viti, të dyshuarit ikin në drejtim të panjohur
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Viti.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur, më 1 nëntor 2025, rreth orës 16:30, kur viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar pas një mosmarrëveshjeje.
Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur mjete të forta gjatë sulmit, duke i shkaktuar lëndime serioze viktimës.
I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur./IndeksOnline/

