Sulmohet me një granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit

Ndërtesa e Komunës së Zveçanit është sulmuar me një granatë dore, mbrëmë pas mesnate.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha se nuk ka pasur të lënduar përpos dëmeve materiale. Ai bëri të ditur se ndërtesa e komunës është dëmtuar dhe po ashtu edhe katër vetura të parkuara.
Sipas dyshimeve të policisë, bëhet fjalë për një granate dore e llojit M-75.
“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. Ajo ka shkaktu dëme materiale në ndërtesën e Komunës së Zvecanit e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër. Nuk ka të lënduar apo të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.
Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdojë të ofrojë shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, tha Elshani per IdneksOnline.