Sulmohet me thikë pronari i lokalit në Shkodër
Pronari i një lokali ka mbetur i plagosur me thikë në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.
Ka qenë një klient, ai që ka goditur pronarin e lokalit me iniciale Sh.A, 50 vjeç, për arsye motive të ulta.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konflikti.
Njoftimi i policisë:
Me datë 12.08.2018, ora 13.55 jemi njoftuar se është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Sh. A. 50 vjeç, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), jashtë rreziku për jetën
Nga informacionet e paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Partizani” për motive të dobëta.
Identifikohet autori i dyshuar dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. Sh. 40 vjeç banues në Shkodër.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.