75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sulmohet në Kukës ekipi i klubit futbollistik Besa nga Peja (Foto)

Autobusi më të cilin ishte duke u kthyer në Kosovë nga Shqipëria, ekipi i KF Besa nga Peja nga  është sulmuar në Kukës.

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë.

Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Polica e Shqipërisë.

“Jemi të befasuar më këtë sulem, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe tash ka arritur edhe policia”, ka thënë njëri nga lojtarët e Besës që deshi të mbetet anonim.