15:12 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmohet në rrugë ylli i MMA, bëhet për spital (Video)

Kamerat e sigurisë të një parukerie kanë filmuar një përleshje të madhe në rrugët e SHBA-së.

Në video shihet ylli i MMA, Jared Gordon së bashku me dy miq të tij kur sulmohet nga dy qytetar.

Gjatë përleshjes ata thyen edhe një xham të lokalit, ku Gordon lëndoi tre gishtat e dorës.

Ai ka postuar në Instagram edhe fotografinë me gishtat e lënduar. /IndeksOnline/