11:01 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Sulmohet një person derisa drejtonte veturën, duke ikur godet tri vetura tjera

Një person ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij i shoqëruar nga dy viktimat femra, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Prishtinë.

Lëndime trupore ka pësuar viktima femër, gjithashtu me mjete të forta ia kanë dëmtuar veturën.

Viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete.

 Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri  pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje./Indeksonline/