75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 30 Gusht 2024 / mp

Sulmohet një 16-vjeçar për vdekje nga një peshkaqen në Xhamajka

Një 16-vjeçarit i është këputur koka nga një peshkaqen teksa po peshkonte me shtizë në Xhamajka.

Policia tha se nxënësi i shkollës së mesme, Jahmari Reid, nga zona Trelawny në Xhamajkën veriperëndimore, u zhduk të hënën, ndërsa ishte i vetëm në det. Ai ishte duke peshkuar me shtizë në ujërat në veri të ishullit, pranë qyteti të njohur turistik të Montego Bay, transmeton Klankosova.tv.

Peshkatarët e gjetën trupin e tij të nesërmen me lëndime në përputhje me një sulm peshkaqeni, tha policia.

Mediat lokale raportuan se atij i ishte këputur koka me një nga krahët e tij të kafshuar dhe se përpjekjet për të vrarë peshkaqenin dhe për të gjetur kokën e prerë janë duke vazhduar.