75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 04 Qershor 2025 / k.v

Sulmohet një grua në Podujevë, arrestohen dy të dyshuara

Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një sulmi fizik ndaj një femre tjetër në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 dhe dyshohet se motivi ka qenë një mosmarrëveshje mes palëve.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit, ndërsa të dyshuarat, shtetase të Kosovës, janë arrestuar në vendin e ngjarjes, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndaluar në mbajtje pas intervistimit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti./IndeksOnline/