Sulmohet një infermier në vendin e punës, i lëndohet njëri sy

Një infermier është sulmuar fizikisht në vendin e punës mbrëmë në Spitalin e Prizrenit.
Sulmi ka ndodhur pikërisht kur infermieri kishte kërkuar të plotësoheshin të dhënat elementare në udhëzim (emër e mbiemër) për prindin e pacientit, kërkesë e cila nuk është pranuar, duke e sulmuar fizikisht dhe i shkaktojnë lëndime në njërin sy infermierit me inicialet N.S.
Sindikata e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren thotë se infermieri ka përvojë të gjatë njihet për seriozitetin e tij ndaj profesionit, korrektësinë dhe sjelljen e mirë.
Po ashtu, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe kërkon nga instancat më të larta shtetërore që të merren me rastin në fjalë, duke ditur se raste të tilla të turpshme janë bërë të shpeshta, të cilat po e fyejnë rëndë identitetin dhe imazhin e punëtorëve shëndetësorë në vend./Indeksonline/