75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / MSH

Sulmohet një kosovar në Leposaviq

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të shtunën rreth orës 21:50.

Viktima ka deklaruar në polici se u sulmua nga rreth 7-8 persona.

Tre nga këta persona janë të njohur për viktimën: dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

Të dyshuarit ndodhen në kërkim policor.