75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 24 Janar 2025 / S Z

Sulmohet një mjek në Klinikën Infektive në QKUK, arrestohet i dyshuari

Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të enjten nga një person. Mjeku i cili u sulmua në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka pranuar dhe trajtim mjeksor. Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“QKUK, Prishtinë  23.01.2025 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar viktimën mjek në Klinikën Infektive. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e  policisë.