75 Mall Live Search
08:57 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / KV

Sulmohet një person në Pejë, arrestohen tre të dyshuar, konfiskohet edhe një sëpatë

Janë arrestuar tre të dyshuar në Pejë pasi që, ata pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/