75 Mall Live Search
15:46 / E Shtunë, 09 Gusht 2025 / FR

Sulmohet një person në Përlepnicë të Gjilanit, përfundon në QKUK

Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur”, ka thënë Hashani.

Hashani, ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare.

“I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Hashani./IndeksOnline/