75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / MSH

Sulmohet një person në Prishtinë, të dyshuarit i grabitin zinxhirin nga qafa

Një person është sulmuar orët e para të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:15, pranë një lokali.

Tre persona kanë sulmuar fizikisht viktimën, të cilit i kanë grabitur nga qafa një zinxhir ari me vlerë.

Sipas policisë, të dyshuarit kane ikur në drejtim të panjohur.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” thuhet mes të tjerash në raportin policer.