75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 12 Prill 2021 / k.v

Sulmohet një person në Shalë të Lipjanit, policia arreston të dyshuarin

Është arrestuar një person i dyshuar në Shalë të Lipjanit, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën pas orës 19:00, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./IndeksOnline/