Sulmohet një person në shkollën “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh
Një qytetar ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Tavolinës Ndihmëse, në shkollën “Bislim Imeri” në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Indeksonline mëson se ngjarja është raportuar në ora 16:08.
Me rastin janë marrë organet kompetente./Indeksonline/