Sulmohet një person në vendin e punës në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili ishte në vendin e tij të punës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/