Sulmohet një person zyrtar në Podujevë, viktima përfundon në QKUK

Një person zyrtar është sulmuar fizikisht pasditen e së martën në Podujevë.
Policia ka konfirmuar rastin por nuk ka dhënë shumë detaje.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar ndërsa ende nuk është raportuar për të arrestuar./IndeksOnline/