Sulmohet një polic jashtë detyrës në Fushë-Kosovë, i dyshuari në mbajtje

Një zyrtar policor është sulmuar fizikisht në Fushë-Kosovë, ndërsa autori është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur, më 16 mars 2025, rreth orës 09:00.
Pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën, i cili është zyrtar policor, por në momentin e incidentit ndodhej jashtë detyrës.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore. Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/