75 Mall Live Search
10:24 / E Diele, 13 Mars 2022 / MSH

Sulmohet një tren në Ukrainë, po shkonte të merrte qytetarë të evakuuar

Një tren pasagjerësh në rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse, duke vrarë një konduktor.

Kështu ka bërë të ditur kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës.

Konduktori u vra dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital me lëndime kur treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetskut.

Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, përfshirë edhe 100 fëmijë.

Kompania thotë se “po bën çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion.