Sulmohet një zyrtar në vendin e punës

Një punonjës zyrtar në Podujevë, është sulmuar në vendin e tij të punës.
Rastin në polici e ka lajmëruar vetë viktima, i cili ka thënë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në anën tjetër, i dyshuari është larguar dhe gjendet në arrati.