Sulmohet një zyrtar policor në Mitrovicë

Një zyrtar është sulmuar dje në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.
Sipas raportit policor, i dyshuari e sulmoi fizikisht zyrtarin policor pasi iu shqiptua një tiketë për kundërvajtje.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.