Sulmohet objekti i Kongresit Amerikan, dy oficer mbesin të plagosur

Kompleksi i Kongresit Amerikan, “Capitol” është sulmuar nga një person i cili tentoi që me veturën e tij të thyente barrierat.
Si pasojë e këtij sulmi, dy oficer policie kanë mbetur të plagosur, transmeton Indeksonline.
Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit i thanë NBC News se pasi goditi dy oficerë të Policisë së Kapitolit, shoferi u hodh nga makina me thikë dhe u qëllua nga policia e Kapitolit.
I dyshuari është në paraburgim dhe është transportuar në spital, ashtu si edhe dy oficerët e plagosur, thanë zyrtarët.
Përpjekja për shkelje ndodhi në pikën e hyrjes së automjetit në barrikadën veriore./Indeksonline/