15:53 / E Premte, 14 Tetor 2022 / k.v

Sulmohet objekti i Vala-s në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë (Video)

Një person ka sulmuar me gurë sot objektin e Telekomit të Kosovës në qendër të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ku shihet qytetari teksa hedhë gurë në xhamin e derës hyrëse të Vala-s në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ende nuk dihet pse është revoltuar deri në këtë masë personi që kreu sulmin ndaj objektit./IndeksOnline/