09:18 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sulmohet parlamenti Britanik, disa të plagosur (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Londër.

Një makinë me shpejtësi ka shkuar drejt selisë së Parlamentit Britanik, duke u përplasur me rrethimin.

Për pasojë  disa persona jane plagosur.

Dëshmitarët janë shprehur se shoferi sulmoi disa çiklistë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kane rrethuar zonën.

Policia metropolitane ka bërë të ditur se disa këmbësorë janë goditur nga makina.

Gjithashtu është mësuar se shoferi i makinës është vënë në pranga në vendin e ngjarjes.

LIVE: Car crashes into crowd of people outside Houses of Parliament

LIVE: Car crashes into crowd of people outside Houses of Parliament

Publiée par The Daily Star sur Mardi 14 août 2018

Image