Sulmohet policia në Graçanicë, dy të arrestuar

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar të dielën pas orës 22:00 në Graçanicë.
Sipas policisë, të dyshuarit, një femër dhe një mashkull derisa ishin jashtë një lokali gjatë orës policore, kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht.
“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në detyrë zyrtare, kanë hasur disa persona të cilët kishin qëndruar jashtë një lokali gjatë orës policore. Gjatë identifikimit të tyre, të dyshuarit një mashkull dhe një femër, dytë kosovarë kanë kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë si dhe i kanë sulmuar ata fizikisht. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara, është liruar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta dhe u është ofruar ndihma mjekësore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/