01:00 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Andronika

Sulmohet policia në Zveçan, lëndohet një polic

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka njoftuar për ngjarjet në Veri të Kosovës.

Gjatë parullimit Policia e Kosovës, është sulmuar nga disa persona të armatosur, si pasojë e kësaj një polic ka pësuar lëndime dhe janë shkaktuar dëme material në veturën e policisë.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit  Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.