75 Mall Live Search
12:03 / E Premte, 16 Gusht 2024 / S Z

Sulmohet seksualisht një e mitur në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht pasditen e djeshme në Prishtinë.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore. Meqë rasti i takon procedurës për të miturit, nuk mund të japim informata të detajuara”, tha Ulaj, për klankosova.tv.

Në lidhje me rastin ka njoftuar edhe policia përmes raportit 24 orësh.

“Prishtinë / 15.08.2024-17:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhej në raport.