Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari dhe burri i saj

Një grua është sulmuar seksualisht në Gjilan. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona. Njëri nga të arrestuarit është buri i gruas e cila është sulmuar seksualisht, pasi që gruaja ka deklaruar se burri i saj ka qenë në dijeni për rastin.
“ Sulm seksual, Gjilan. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si edhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/
.