19:07 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / LB

Sulmohet sërish vetura e Policisë nga persona të maskuar në Zveçan

Vetura e Policisë së Kosovës është sulmuar sërish në Zveçan, nga persona të maskuar.

Në videon e T7 shihen persona të maskuar duke vrapuar e gjuajtur me gurë.

Ndryshe, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot është dëmtuar edhe një automjet i saj zyrtar në Zveçan.

Sipas Policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan.

Sipas saj, sulmi dyshohet të jetë kryer nga një grup i personave, të cilët kanë gjuajtur me mjete të forta.

Nuk ka raportime për të lënduar, derisa Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar.