16:50 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sulmohet shtëpia e motrave të famshme, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner në panik

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, janë përballur me një tentim për grabitje në pronat e tyre.

Shtëpitë e motrave të famshme janë sulmuar brenda një nate.

Në pamjet që janë kapur nga kamerat e sigurisë shihet një burrë rreth shtëpisë se Kylie Jenner në Hidden Hill të Kalifornisë, të hënën.

Poashtu, në të njëjtën natë, hajduti është parë edhe tek shtëpia e Kim Kardashian duke kërkuar diçka në kutinë postare i cili u vu re menjëherë nga rojat e saj të sigurisë.

Pasi i dyshuari u vu re nga ekipi i sigurisë, ai ja doli të arratisej. Nuk dihet ende identiteti i tij e as nëse ai arriti të merrte diçka.

Incidentet është shqetësues për familjen Kardashian-Jenner pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur, që do të thotë se askush nuk duhet ta ketë depërtuar  as në rrugën dhe në tokën e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Kim ballafaqohet me një problem të tillë, Kim, 38 vjeçare, u grabit në vitin 2016 kur sulmuesit e armatosur hynë në apartamentin e saj në Paris.

Ndër artikujt e marrë ishte një unazë prej 4 milion dollarë që ishte një dhuratë nga Kanye./Indeksonline/