Sulmohet vetura e komentatorëve të finales së basketbollit

Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës pasi që në Suharekë ka mposhtur Golden Eagle Yllin.
Kjo humbje nuk u përjetua mirë nga tifozët vendas që megjithatë nuk ishin të pranishëm në sallë.
Ata fillimisht sulmuan autobusin e mysafirëve por kjo nuk iu mjaftoi.
Komentatori i “Kujtesa” Arbër Loxha ka njoftuar se edhe vetura e tyre është sulmuar dhe dëmtuar.
“Vandalizohet makina e Komentatoreve tone ne Suhareke. Turp perbese sdojme me u mbushe mend asnjëherë”, ka shkruar Loxha.