09:40 / E Diele, 04 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Sulmohet vetura e Policisë në veri

Vetura e Policisë së Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq me mjete të forta deri sa ishte në lëvizje.

Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar  e deri tani as ndonjë person të dyshuar.

Megjithatë, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

‘’ Soqanicë, Leposaviq 03.06.2023 – 02:40. Është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje. Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.’’ Thuhet në raportin e Policisë. /IndeksOnline/

*Foto Ilustrim