75 Mall Live Search
15:09 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sulmohet vetura që po përcillte serbin e dënuar për krime lufte

Rreth orës 13:50 në oborrin e Gjykatës Themelore në Prizren nga një grup protestuesish është sulmuar vetura e Njësisë për Përcelljen e të Burgosurve të Burgut të Sigurisë së Lartë, ku po bartej i burgosurit Darko Tasiq.

Në një njoftim për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës u tha se stafi me të burgosurin janë evakuuar nga ana e policisë dhe janë dërguar në brendi të Stacionit Policor pa ndonjë lëndim.

Kurse vetura e NjPB-së ka pësuar disa dëmtime./Indeksonline/