75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Sulmohet web-faqja e parlamentit serb përsëri

Web-faqja e parlamentit të Serbisë është sulmuar këtë mbrëmje.

Ajo për momentit nuk është e qasshme, gjë për të cilat kanë lajmëruar edhe mediat atje, ku si duket bëhet fjalë për një sulm.


Faqja e këtij institucioni me rëndësi në Serbi, nuk mund të gjendet as në mesin e faqeve te institucioneve të këtij lloji në botë, kjo sigurisht pasojë e sulmit.

Rikujtojmë, që ditë më parë edhe institucionet e Republikës së Kosovës janë  përballur me një sulm kibernetik, i cili nga ekspertet e sigurisë ishte vlerësuar si më i fuqishmi i kohës së fundit./Indeksonline/