75 Mall Live Search
17:55 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / Gj. Sh

Sulmoi dhe grabiti një të moshuar, arrestohet një shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi vodhi me dhunë një të moshuar.

Sipas mediave në Shqipëri, 33 vjeçari, një emër i njohur për policinë, u ndalua pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një rasti vjedhjeje.

I riu ka përndjekur të moshuarën që po shkonte në shtëpi, kur më pas e ka sulmuar dhe grabitur çantën, shkruan abcnews.

Pas hetimeve, policia identifikoi autorin dhe arrestoi atë nën akuzën e vjedhjes me dhunë.