75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / k.v

Sulmoi dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy meshkuj, ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali.

Rasti ka ndodhur të dielën pasdite në rrugën “Tirana” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/.