75 Mall Live Search
10:13 / E Shtunë, 14 Qershor 2025 / L A

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Në Gjilan është arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktima meshkuj kosovarë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktimat kanë pranuar tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 3:30 të mëngjesit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,.