75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / L K

Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet personi në Gjilan

Një person është arrestuar në komunën e Gjilani pasi kishte sulmuar babanë e tij fizikisht pas një mosmarrëveshje në familje.

Të njëjtit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”

“Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.