75 Mall Live Search
10:04 / E Hënë, 31 Maj 2021 / k.v

Sulmoi fizikisht dy persona në Prishtinë, dërgohet prapa grilave

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti i ka sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovarë, njëri prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 20 e 35 minuta në rrugën “2 Korriku”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/