Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e tyre.
Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes.
“Klinë 22.08.2025 – 13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht viktimën–bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e tyre. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, njofton PK.