75 Mall Live Search
08:59 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Sulmoi fizikisht në gjendje të dehur zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Klinë

Një person është arrestuar pasi, në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte duke u marrë me një rast aksidenti trafiku të shkaktuar nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

“Klinë  16.08.2025 – 00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte duke u marr me një rasti të aksident trafiku të shkaktuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.