75 Mall Live Search
08:56 / E Premte, 06 Shtator 2024 / L K

Sulmoi fizikisht një femër, arrestohet një person në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai e kishte sulmuar fizikisht  viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, shkruan IndeksOnline.