75 Mall Live Search
09:09 / E Martë, 25 Prill 2023 / L K

Sulmoi fizikisht një femër, arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër.

Rasti është cilësuar si Sulm Fizik.

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur substancë narkotike.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur një sasi prej 0.51 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim, transmeton IndeksOnline.