75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 08 Janar 2026 / F.R

Sulmoi fizikisht një person në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të mërkurën rreth orës 21:18 pasi kishte sulmuar fizikisht një person në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka pranuar trajtim mjeksor.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Fushë-Kosovë 07.01.2026-21:18. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/