Sulmoi gazetarin e RTV21, Spasiq pranon fajësinë

Po mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Dalibor Spasiq, i ngarkuar me veprat penale: “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale huliganizëm” si edhe vepra penale: “sulm”.
Të pranishëm në seancë pala e akuzuar dhe i dëmtuari, raporton RTV21.
Vlen të përmendet se i akuzuari Spasiq ka mbajtur një muaj paraburgim për këtë çështje penale.
Dalibor Spasiq akuzohet për sulm fizik ndaj gazetarit te RTV21 Burim Zariqit, gjatë trazirave në veri të vendit, më 31 maj të vitit 2023.
Në shqyrtimin fillestar gjyqësor Spasiq pati deklaruar se është i pafajshëm, por sot pranoi fajësinë.
Pritet që Gjykata Themelore në Mitrovicë të marrë vendim pas pranimit të fajësisë dhe marrëveshjes se arritur mes prokurorisë dhe të akuzuarit.
Kryetarja e trupit gjykues, gjyqetarja Marigona Lajçi nxorri aktvendim që shpallja e dënimit te shtyhet më 13 shkurt të vitit 2025 edhe pse pala e akuzuar nuk kërkoi seancë të veçantë për shpalljen e dënimit./Indeksonline/